Stacioni hekurudhor Montparnasse në Paris u evakuua në mesditën e sotme për shkak të një personi që mbante thikë. Siç njoftoi prokuroria e Parisit, autori u neutralizua nga policia.

Sipas burimeve, një polic përdori armën e tij kundër burrit, i cili më pas u vetë lëndua me thikë. Mediat franceze raportuan se u dëgjua të paktën një e shtënë.

Një fotoreporter i Reuters, që ndodhej në stacion në momentin e ngjarjes, deklaroi se turma u mblodh gjatë ndërhyrjes së policisë, e cila më pas evakuoi stacionin.

Autori ishte i njohur për policinë për dhunë në familje, theksoi prokuroria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb