Një shpërthim i madh vrau tre persona në një fabrikë baruti që punonte pa ndalesa për të prodhuar armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për luftën në Ukrainë.

Uzina e barutit në Perm, e cila prodhon armatime Grad dhe Smerch për trupat ruse, thuhet se u përfshi nga flakët, ndërsa amjet tregojnë tymin e bardhë që ngrihet në distancë.

Dy nga personat që mbetën të vdekur dyshohet se u dogjën të gjallë, ndërsa dyshohet se ka të tjerë të vdekur dhe që mund të jenë varrosur nën rrënoja.

Ndërtesa gjithashtu prodhonte pjesë motorike për raketat e avionëve, sisteme përforcuese për raketat e lundrimit dhe produkte për sistemin e mbrojtjes raketore A-135.

Sipas raporteve, Komiteti Hetimor Rus po kryen një hetim mbi shpërthimin e së shtunës, teksa vetëm muajin e kaluar uzina e municioneve Perm njoftoi se kishte rekrutuar 350 staf shtesë për të nxitur përpjekjet e Putinit për luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb