Një tragjedi tronditi në Rumani ku një grup prej 7 tifozësh të PAOK, të cilët ishin nisur drejt Francës, për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në Europa League, pësuan një aksident fatal në Timisoara, në atë që konsiderohet si autostrada e vdekjes.

Mes viktimave ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i identifikuar si Vasil Palo.
Në një reagim për gazetaren e Neës24 Lorena Kodra, kushëriri i Palos, Thomaq Ninka shprehet se Vasili kishte lindur në Greqi dhe pas ndarjes nga neta të babait të tij, nuk kishte pasur më kontakt me të.

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet.
Djali kishte lindur në Greqi. Janë të rinj, kishin ikur të shihnin një ndeshje, nuk e di se çfarë ekipi ishte, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja.
Jetonte në Greqi dhe i ati i kishte ndërruar jetë, jetonte me motrën dhe të ëmën.

Nuk kemi patur shumë lidhje qëkur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër. Ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata.
Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur Vasili ishte rreth 13-14 vjeç.

Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça dhe kanë ikur në emigrim siç ikin Shqiptarët. Andej kanë lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb