Ekipi i Partizanit po zhvillon fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit, në prag të përballjeve Europiane që “demat” do të zhvillojnë ndaj BATE Borisov në raundin e parë të Champions-it.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video të futbollistëve të cilët kanë kërcyer dhe festuar së bashku.

I pari që merr vallen popullore është Valentino Murataj, i cili ndiqet nga Bruno Telushi dhe blerja më e re, Eroz Grezda. Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe drejtori Olsi Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb