Në prononcimin për mediat nga Kisha Katolike në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi përveç urimit për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, përcolli dhe një mesazh politik.
Blushi tha se shqiptarët do të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga “sekti” anti familje dhe anti zot.
“Në emër të Partisë së Lirisë, presidentit Meta dhe ermin tim personal i uroj të gjithë besimtarëve dhe popullit të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar gëzuar Krishtlindjet.
Sa më shumë mirësi, lumturi e begati. Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mirë që patjetër do të vijnë.
Ndaj le të lutemi por në veçanti le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, begati, dinjitet të çliruar njëherë e përgjithmonë nga një sekt anti familje e anti zot.”, tha ai.
