Aksident për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnjë Fier.
Në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, mbrëmjen e së dielës, 2 automjete janë fërkuar në tentativë parakalimi.

Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes së mjeteve.
Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në merr të barrierave të hekurta.
Policia e qarkullimit ka mbërritur në vendngjarje me forca të shumta për të dokumentuar rastin ashtu dhe për disiplinimin e trafikut.
Ambulanca në vendngjarje ka marrë marrë të lënduarit ndërsa asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze.
Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.
