Një futbollist gjysmëprofesionist në Angli është dënuar me katër vite burg, pasi filmoi veten duke drejtuar makinën me shpejtësi që kalonte 307 km/orë.

Bëhet fjalë për Conor Charlton, 32 vjeç, lojtar i Nostell Miners Welfare FC në Ligën Lindore të Qarqeve Veriore. Ai u filmua duke shkelur rëndë rregullat e qarkullimit në tetë raste të ndryshme brenda një periudhe 12-mujore. Në një prej videove, Charlton për pak sa nuk u përplas me një furgon të bardhë teksa kalonte me shpejtësi në një rrethrrotullim. Në një tjetër, ai shfaqet duke e çuar automjetin në 307 km/orë.


Por hetimi zbuloi edhe akuza të tjera. Sipas BBC, 32-vjeçari dyshohet se ishte përfshirë në një skemë mashtrimi, ku persona merrnin përsipër përgjegjësinë për shkeljet e drejtuesve të tjerë në këmbim të parave.

Futbollisti2026 08 13 161210
Futbollisti2026 08 13 161210

Në total, Charlton u përball me 10 akuza për drejtim të rrezikshëm dhe katër akuza për pengim të drejtësisë, të lidhura me ngjarje të viteve 2022 dhe 2023. Futbollisti, baba i dy fëmijëve, u deklarua fajtor për të gjitha akuzat. Gjykata e Kurorës e dënoi me katër vite burg, ndërsa iu hoq leja e drejtimit për katër vite e shtatë muaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: