Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më të mirët në këtë takim ishte Palmer, i cili realizoi katër gola.

Në këtë sfidë la gjurmë edhe Jackson, me një gol. Goli i 6-të mban firmën e Gilchrist. Chelsea renditet në vendin e nëntë me 47 pikë, shumë larg pritshmërive. Everton renditet në vendin e 16-të.

(Video)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb