Real Madrid bën detyrën në shtëpi ndaj Espanyol, duke triumfuar me përmbyse 3-1 në La Liga. Të parët që shënuan ishin mysafirët me Joselu që në minutën e tetë, duke lëshuar kështu një sinjal të qartë për kundërshtarët madrilen.

I zakonshmi Vinicius nuk do vononte shumë dhe do vendoste ekuilibrat, ndërsa Militao do realizonte përmbysjen e madhe brenda fraksionit. Goli i qetësisë erdhi vetëm në fund me Asensio. Real Madrid ka 56 pikë, 6 pikë më pak se Barcelona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb