Një apartament banimi te “Komuna e Parisit” është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te banorët. Zjarri ka rënë te kompleksi “Kika 2”.

Në pamje duken flakët dhe shtëllungat e tymit që dalin nga banesa. Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që banorët e kompleksit janë evakuuar.

 

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë në paketën elektrike.

Në vendin e ngjarjes nuk duket ende shërbimi zjarrfikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb