Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjeti në pronësi të personazhit të njohur të Tiktok, Kozak është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Allias të Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet kur mjeti tip “GLE” shkrumbohet nga flakët.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb