Duke qenë se për dy ditë me radhë pikat kufitare me Greqinë kanë qenë të mbyllura për mjetet, në Kapshticë është krijuar radhë e madhe e kamionëve që presin të ikin drejt shtetit helen.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se mëngjesi ka pasur fluks lëvizjesh kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave. Siç shihet nga pamjet, dhjetëra kamionë janë parkuar pranë kësaj pike për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek, ndërsa radha ka shkuar mbi 2 km.

Mëngjesi ka pasur fluks lëvizjesh kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave. Kujtojmë që një ditë më parë dhjetëra kamionë janë parkuar pranë kësaj pike për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: