Furgonë policie, automjete të Tatimeve dhe njerëz me dokumente në duar që hyjnë e dalin. Kjo ka qenë situata pasditen e kësaj të mërkure te zyrat qendrore të Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit. Nga kompania ende nuk ka një reagim zyrtar për zbarkimin e policisë dhe të tatimorëve aty.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për BalkanWeb se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit.

Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës, pa respektuar standardet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb