Mesfushori i Sampaio Correa, Aleksandre Souza, pësoi një krizë shëndetësore gjatë ndeshjes ndaj Flamengos, duke shkaktuar momente paniku në fushë.

Incidenti ndodhi në minutën e tetë të pjesës së parë, kur lojtari u rrëzua papritur në mes të fushës, pa pasur asnjë kontakt apo përplasje me lojtarë të tjerë.

Futbollistët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjatë pritjes për ambulancën, disa lojtarë përdorën fanellat e tyre për ta freskuar lojtarin, ndërsa të tjerë formuan një rreth lutjeje pranë tij.

Souza u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

“Frika më e madhe tashmë ka kaluar. Falënderoj të gjithë për mesazhet dhe lutjet. Zoti vepron në mënyra që ndonjëherë nuk i kuptojmë. Kur i shoh pamjet, e kuptoj se bëhet fjalë për një mrekulli. Lojtarët e Flamengos dhe shokët e mi të skuadrës u bashkuan për një qëllim të vetëm. Jam i sigurt se do të rikthehem”, ka shkruar futbollisti pasi ka marrë veten në spital.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb