Qytetarët e bashkisë Gramsh kanë zgjedhur të festojnë me birrën Korça, birra e parë dhe e vetme 100% shqiptare, aktivitetin e organizuar te vendi i quajtur liqeni i Zambakëve.

Në këtë event kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë, të apasionuar pas garave të fuoristradave “Off Road” si dhe artdashës.

Me artistët Eranda Libohova, Shpat Kasapi, Armaldo Kllogjeri si dhe DJ Abelomania e grupi Urban Band, qytetarë të shumë kanë festuar për orë të tëra. Muzikë dhe sport, shoqëruar me birrën Korça. Birra Korça është e vetmja birrë origjinale që i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur shijen, duke përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar deri në Amerikën e largët.

Synimi i aktivitetit ishte promovimi i Gramshit dhe pasurive të tij natyrore, ndërsa organizatorët ishin kujdesur që të mos dëmtonin mjedisin.

Evente të tilla pritet të kthehen në traditë për të promovuar sa më shumë bukuritë dhe natyrën e vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb