Gafa e djeshme e Sterling përballë Lyonit i kushtoi jo pak Manchester City-t dhe Pep Guardiolës.

Kur shifrat ishin 1-2 pikërisht Sterling humbi një shans të artë me portë bosh, 5 hapa larg vijës së bardhë duke e çuar topin mbi traversë.

Fill pas këtij aksioni Lyon shfrytëzoi shmangien e barazimit duke shënuar golin e 3-të dhe të sigurisë për të siguruar gjysmëfinalet e Champions League.

Ndërkohë edhe pse rival, ish- mbrojtësi i Liverpool Jamie Carragher e ka përjetuar jo pak. I ftuar si analist në një studio televizive, ai ka kërcyer për të gëzuar por më pas ka mbetur në vend, i habitur dhe me gojën hapur duke mos u besuar syve për golin e Sterling.

Pas ndeshjes edhe ai vetë ka qeshur me reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb