Girona duket se e ka seriozisht këtë edicion, teksa fitoi 2-4 në fushën e Barcelonës. Një aksion si në Play Station i ekipit mysafir përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Tsygankov dhuroi asist nga krahët për Dovbyk, me sulmuesin ukrainas që e pati lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Katalanasit u kundërpërgjigjën menjëherë. Goli me kokë i Lewandowskit vendosi ekuilibrat e takimit, pas një krosimi të Raphinha-s nga këndi. Miguel Gutierrez vendosi në provë portierin e Barcelonës, Pena, në minutën e 28-të. “Gardiani” i mohoi golin mbrojtësit spanjoll, duke devijuar topin.

Joao Cancelo “kërcënoi” skuadrën e Michel me një predhë në fundin e pjesës së parë, por pa mundur dot të konkretizojë rastin. Në të 40-tën, Gutierrez “tundi rrjetën”.

Në pjesën e dytë, Girona siguroi fitoren me golin e Valeryt (80’), sukses ky që çon këtë ekip në vendin e parë me 41 pikë. Në kohën shtesë të dy skuadrat shënuan edhe nga një herë me Gundogan dhe Stuani!

Barcelona është në vendin e katërt.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: