Girona vazhdon të bëjë surprizën në La Liga, duke mundur 1-2 Rayo Vallecanon, në përballjen e mbajtur në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid). Rayo mori frenat e sfidës që në minutën e pestë me Garcia, por rezistoi vetëm deri në fundin e pjesës së parë, atëherë kur sulmuesi Dovbyk bëri që skuadrat të shkonin në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Girona përmbys llogaritë me anë të Salvio, me rezultatin 1-2 që do mbetej i pandryshuar deri në fund. Te Vallecano në pankinë ishte Ivan Balliu, por mbrojtësi shqiptar nuk u preferua asnjë minutë. Girona kryeson me 34 pikë kampionatin.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: