Supermodelja e njohur Heidi Klum ka surprizuar sërish me kostumin e saj të Halloween-it, duke u shndërruar këtë herë në një dorë gjigante të prerë. Por pas pamjes së pazakontë fshihet një punë e jashtëzakonshme e artistëve të efekteve speciale të Hollivudit.

Kostumi u realizua nga Mike Marino, artisti i njohur i efekteve speciale, së bashku me ekipin e tij ProRenFX. Ideja ishte menduar nga vetë Klum rreth një vit më parë, ndërsa për realizimin e saj u deshën disa muaj punë.

Për të krijuar një kopje sa më reale, ekipi skanoi dorën e majtë të modeles dhe riprodhoi me përpikëri çdo detaj, nga venat dhe vijat e pëllëmbës, deri te unazat dhe tatuazhi me emrin e bashkëshortit të saj, Tom Kaulitz.

Transformimi i Heidi Klum në këtë kostum kërkoi plot gjashtë orë përgatitje, ndërsa rezultati u kthye në një nga pamjet më të komentuara të festës së Halloween-it.

Mike Marino nuk është i panjohur për publikun e Heidi Klum. Ai ishte gjithashtu krijuesi i kostumit të famshëm të krimbit gjigant, me të cilin modelja u shfaq në Halloween-in e vitit 2022.

Por një nga detajet më pikante të këtij transformimi lidhet me një problem praktik: si mund të shkonte në tualet me një kostum të tillë? Klum kishte menduar edhe për këtë, duke mbajtur një pelenë poshtë kostumit për të shmangur çdo vështirësi gjatë mbrëmjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb