Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, raportoi në Kuvend në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton gjatë vitit 2024.

Pyetja e parë të cilës Çela iu përgjigj ishte ajo nga nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, lidhur me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore për 11 majin, fakt që sipas Gjekmarkajt është evidentuar edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR të publikuar pak ditë më parë.

Çela u shpreh se në lidhje me krimet zgjedhore janë marrë disa masa, ndërsa disa hetime janë ende në vijim.

“Për sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, është punuar për forcimin e koordinimit institucional me KQZ. Për të pasur një qasje të koordinuar institucionale.

Në vijim të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, nga ana jonë u riorganizuan puna, brenda sistemit të Prokurorisë. U ngritën senksione të posaçme për të hetuar krimin zgjedhor. Pra këto ishin masat që u morën, për të përforcuar hetimin në lidhje me krimin. Janë një sërë çështjes penale që kanë filluar hetohen.

Me sa kam parë janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë, ku lidhet me përdorimin e fondeve publike dhe administratës.

Pyetja e dytë lidhet me OSBE/ODIHR, me çështjen e patronazhistëve, të cilin nuk është asgjë tjetër, vetëm gjurmimi i qytetarëve, ku identifikojnë problemet, dhe zgjidhjen ja japin me këmbimin e votës për PS. Pra përdorimi i shtetit për vota. Sipas të dhënave vetë patronazhistët janë punonjës të administratës publike. ” tha Çela.

Pyetjet e Gjekmarkajt drejtuar Çelës

Z. Prokuror i Përgjithshëm,

Kam disa pyetje që lidhen të gjitha më të njëjtën temë:

Përpara fushatës zgjedhore të vitit 2025, diku nga fundi i vitit 2024, ju miratuat një strategji dhe ngritët një Task-Forcë për të parandaluar dhe luftuar krimet zgjedhore. Madje para dhe gjatë fushatës opinioni publik u bombardua me foto pompoze të takimeve tuaja, të kreut të SPAK, të kreut të KQZ, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke krijuar perceptimin se po behej nami. Për secilin prej nesh që ka qenë në terren atë periudhë, është e vertetë që u bë nami, por jo nga ju, por nga partia shtet, që siç thotë OSBE- ODIHR, keqpërdori gjithçka kishte në dorë, duke e bërë garën mes palëve të pabarabartë dhe vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë të padukshme.

Pyetjet e mija konsistojnë në këtë drejtime:

1. OSBE-ODIHR thekson se u përdor administrata publike për fushatë dhe ndaj asaj u bë presion nga partia në pushtet. Në dijeninë time ky është krim elektoral që parashikohet si vepër penale nga Kodi Penal, janë shtuar këto vepra në vitin 2017. 10 vëzhgues të OSBE-ODIHR e panë këtë z. Kryeprokuror. Po prokurorët e Republikës dihet gjë pse nuk e panë këtë dhe pse nuk ushtruan ndjekjen penale siç Kushtetuta ja ngarkon si përgjegjësi. Çfarë bëri apo po bën organi i prokurorisë për të ndëshkuar përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike nga partia në pushtet në zgjedhje?

2. OSBE-ODIHR flet edhe për rrjetin e patronazhimit, i cili nuk është asgjë tjetër veç gjurmimit të qytetarëve, identifikimit të problemeve të tyre që kërkojnë zgjidhje nga shteti, dhe ofrimi i zgjidhjes në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Pra përdorimi i shtetit për vota. Zakonisht madje sipas të dhënave që janë publike, vetë patronazhistët janë punonjës të administratës publike. Funksionon kështu nëse nuk e keni dëgjuar dhe e dëgjoni për herë të parë: Qytetari ka nevojë për leje legalizimi, i shkon patronzhisti drejtor dhe i thotë ke nevojë për leje, ne të japim lejen nëse ti na jep votës. Sipas të dhënave tuaja nga viti 2017 deri më sot, që kjo është vepër penale, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, kanë ushtruar ndjekjen penale për ndonjë patronazhist (bie ndesh me ligjin dhe standardet ndërkombëtare thotë ODIHR), që përdor shtetin për vota? Pse nuk k ndodhur kjo dhe a ka dështuar sistemi i prokurorisë për të përmbushur përgjegjësinë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore?

3. Për OSBE-ODIHR në zgjedhje u vu re edhe përdorimi i burimeve shtetërore. Një shembull tipik ishte fenomeni kriminal i shtrimit, me dhe pa leje ndërtimi, i rrugëve anë e mbanë vendit. Ka patur me qindra denoncime çdo ditë nga opozita për këtë. Kemi parë vetëm një rast që prokuroria të veprojë, në qarkun Elbasan, për Bashkinë Belsh. Gjithmonë duke e lidhur me periudhën nga kjo veprimtri konsiderohet kriminale, pra 2017 e deri më tani, a keni ushtruar ju ndjekjen penale për këtë krim elektoral? A ka një shpjegim juridik, shkencor, logjik, pse shtrimi i një rruge për efekte elektorale përbën vepër penale në Belsh, por nuk përbën vepër penale në Tiranë, në Fier, në Lezhe, në Shkodër, e kudo tjetër. Mos këto i keni shpallur territore jashtë juridiksionit tuaj?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb