VLORË

Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e luftës së dytë botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell këto pamje të predhës së gjetur sot në Peshkëpi të Vlorës, e cila është e paplasur.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.

Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë as policia dhe as xhenierë ende nuk kanë shkuar në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: