Berat Gjimshiti protagonist. Mbrojtësi i kombëtares ka gjetur golin e parë për këtë sezon me fanellën e Atalantës.

Gjimshiti shënoi në portën e Genoas, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, të mbajtur në Gewiss Stadium. Në minutën e 19-të, ai shfrytëzon në maksimum një krosim të Zalewskit, duke u treguar i saktë me kokë.

32-vjeçari është element i rëndësishëm i klubit bergamask, në të cilin aktivizohet prej shumë vitesh.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb