Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Specias në transfertë, me rezultatin 1-3, ku protagonist kryesor ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

29-vjeçari u aktivizua për 90 minuta, ku shënoi dhe golin e 1-2 për të kaluar në avantazh skuadrën e tij., i cili ishte dhe goli i tretë i këtij sezoni, pas dy golave të shbnuar në Ligën e Europës.

Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe Rei Manaj, i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 56’. Sulmuesi dha një performancë të mirë, i cili i shkoi pranë dhe një asisti, por shoku i tij i skuadrës nuk finalizoi siç duhej.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 7-të në renditje, duke shpresuar dhe për një vend në Ligën e Europës.

https://gorilla.cdnja.co/v/a5/A5Wen.mp4?token=PwRZ3LnGK53DC75lK9JQnw&expires=1652014454

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: