Një person u vra dhe shumë të tjerë u plagosën pas sulmeve me dron në aeroportin e Kuvajtit. Gjithashtu u raportuan edhe dëme të shumta. Misionet diplomatike të vendosura në aeroport gjithashtu pësuan dëme, ndërsa autoriteti i aviacionit civil të vendit njoftoi se fluturimet do të rifillonin vetëm nga Terminali 4 i aeroportit.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh dënimin dhe reagimin e fortë të Shtetit të Kuvajtit, në mënyrën më kategorike, ndaj sulmeve të dhunshme dhe të vazhdueshme iraniane duke përdorur raketa balistike dhe dronë, i fundit prej të cilëve ndodhi sot në agim, duke synuar përsëri objekte politike dhe jetësore, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke rezultuar në vdekjen e një personi, plagosjen e të tjerëve dhe dëmtimin e objekteve jetësore, përfshirë misionet diplomatike “, tha në një reagim ministria.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: