Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ndarë një video në profilin e saj facebook për situatën e krijuar pas uzurpimit të godinës së News24 nga policia.
“Ajo që ndodhi me News24 është jo vetëm mbyllje e gojës por edhe goditje ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre”, tha Tabaku.
Jorida Tabaku: Ajo që po ndodh me News24, sigurisht është cënim i fjalës së lirë.
Ndërprerja e sinjalit të një media, është uzurpim i një hapësire që deri dje ka qenë hapësirë informacioni. Është marrja e gjithë informacioneve sensitive dhe dosjeve sensitive të punës së gazetarëve por për më tepër ka pas saj dhe histori njerëzore.
Dhe unë dua të falenderoj të gjithë ata që News24 e kanë mbajtur gjallë këtë television, por na kanë dhënë dhe ne një hapësirë komunikimi. Sa herë që kisha të flisja për ekonominë dhe doja të ngrija shqetësime për ekonominë, Ola tek studio e saj ka qenë dritare komunikimi.
Sa herë që doja të ngrija shqetësime për inceneratorët, Nisida Tufa ka qenë ajo që më ka ofruar podiumin e saj, për aktualitetin politik kam biseduar me Endri Xhafon, me Osman Stafën ka ndjekur zhvillimet nga terreni në parlament,
Klodi Lala ka raportuar cdo dosje që unë kam dorëzuar në SPAK. Neës24 ka shumë histori njerëzore, ka shumë familje që deri dje kanë qenë të punësuar aty dhe sot janë në rrezik. Për të gjithë ata duhet të shqetësohemi dhe duhet të flasim.
