Bayern Munchen ka mundur 2-0 Herthën e Berlinit, duke përfituar në maksimum pas gabimit të Dortmund.
Ndeshja rezultoi më e komplikuar se ç’pritej. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 70-të nga Gnabry, ndërsa pak më vonë Coman dyfishoi shifrat. Kështu, ekipi i Tomas Tuchel kryeson kampionatin me një pikë më shumë se verdhezinjtë e Dortmund.
Ndeshja e radhës e bavarezëve është në transfertë ndaj Ëerder Bremen. Synimi janë vetëm 3 pikët, për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion në Bundesligë.
(BalkanWeb)
