Lazio ka marrë një goditje të rëndë në garën për Champions League, teksa barazoi 2-2 me Leccen në shtëpi dhe konfirmon sërish formën e dobët në kampionat. Në minutën e 23-të, Elseid Hysaj shkaktoi penallti, pas një ndërhyerje brenda zonës ndaj kundërshtarin. Nga pika e bardhë gaboi Strefezza, i cili gjuajti keq.

Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi, pasi skuadra e Sarrit mori epërsinë pas pak minutësh me Immobile. Ekipi i Baronit do mund të përmbyste shifrat.

Sulmuesi francez, Oudin realizoi dopietë personale, duke “tundur rrjetën” fillimisht në fund të fraksionit të parë dhe më pas në fillimit të pjesës së dytë. Për barazimin mendoi Savic, në fund.

Lazio renditet në vendin e 3-të me 65 pikë, por mund të parakalohet pasi rivalët direkt për Champions nuk kanë luajtur ende.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: