Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Arbnor Muja vijon të jetë protagonist me ekipin e tij,  St. Truiden. Anësori kuqezi të shtunën arriti të gjejë rrugën e rrjetës ndaj Brugge, ku në minutën e 21-të përfitoi nga një situatë në zonë për të dërguar topin në rrjetë, duke barazuar shifrat, ndërsa vrapoi menjëherë duke festuar me simbolin e shqiponjës.

Ky gjest iu drejtua një tribune ku ishte shpalosur një flamur i madh serb, nga ana e tifozëve mik. Ky ishte goli i tretë për Mujën në 10 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e tij.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb