Medin Memeti ka realizuar gol në Championsin Aziatik. Sulmuesi me prejardhje shqiptare shënoi në sfidën ndaj Johor, takim ky i fituar 2-0 nga skuadra ku aktivizohet Memeti, Melbourne City.
Memeti realizoi për llogarin e ekipit australian, në fundin e sfidës. Ai nuk hezitoi që të festonte, pikërisht me shqiponjë.
18-vjeçari mbetet një talent me prespektivë në Australi, teksa luan në moshat e kësaj përfaqësueseje.
