Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë në Arabinë Saudite. Gjithsesi, ekzekutimi i saktë i 11-metërshit nga ai nuk i ka mjaftuar Al Khaleej që të merrte pikë ndaj Al Fateh (1-2).
Për të parë “rrjetën” e parë të bomberit shqiptar na duhej të prisnim ndeshjet e tij të gjashtë në Professional League në Arabinë Saudite.
Cikalleshi nisi këtë përvojë të re pas një aventurë shumë vjeçare në skuadra të ndryshme në Turqi si Basaksehir, Goztepe dhe Akhisarspor. Së fundmi, ka qenë pjesë e Basaksehir.
Cikalleshi holds his nerve late on and squares it up from the spot ?#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @EnFatehclub pic.twitter.com/iFMxcoQYnM
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) October 11, 2022
(BalkanWeb)
