Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në Conference League, pas 20 minutash lojë të Legias në transfertën angleze të Aston Villas.

Lojtari kuqezi sa vjen e përmirësohet, teksa për të është aktualisht edicioni i katërt me fanellën e Legias. Muçi ia doli të shënonte edhe pak ditë më parë në kampionat, në barazimin ndaj Poznan në kampionat.

Te Legia e Varshavës kanë besim absolut te futbollisti dhe ky i fundit po ua shpërblen më së miri me paraqitjet e tij. Muçi ka dalë nga akademia e Tiranës, aty ku ka luajtur 3 sezone.

 

Aston Villa 1-[1] Legia Warszawa – Ernest Muçi 20′
byu/4gjdtokurwa insoccer

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb