Fisnik Asllani ka gjetur rrugën e rrjetës në Bundesligë me skuadrën e Hoffenheim. Në sfidën ndaj Heidenheim, sulmuesi dardan përfitoi pas një topi të kthyer nga portieri dhe dërgoi topin në rrjetë.

Asllani ka luajtur 24 ndeshje në këtë sezon në Bundesligë dhe ka realizuar 8 gola ndërsa ka dhuruar 4 asiste. Kujtojmë që 23-vjeçari ndiqet me interes nga disa skuadra të mëdha, të cilat do rivalizojnë në distancë për shërbimet e tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb