Berat Gjimshiti bën sulmuesin. Mbrojtësi i Shqipërisë shënoi gol për Atalantën në ndeshjen e Europa League ndaj Sturm Graz, e mbajtur në Bergamo.

Gjimshiti ka luajtur mbi 10 ndeshje këtë sezon, duke dhënë një kontribut të çmuar për grupin. Në edicionin e kaluar, 30 vjeçari, edhe pse nuk kishte statistika dhe aq të mira, sa herë i është dhënë mundësia, ka bërë ndryshimin. Trajneri i skuadrës, Gasperini e vlerëson në maksimum, duke preferuar atë më shumë sesa zgjedhjet e tjera.

Për lojtarin në fjalë, ky është sezoni i gjashtë me Atalantën, pas eksperiencave me Zurich dhe Avellino.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: