Pas golit në Europa League, Granit Xhaka vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike me Arsenalin. Sot, lojtari shqiptar por me pashaportë zvicerane ka shënuar gol në portën e Southampton pas vetëm 11 minutash lojë, pasi shfrytëzoi më së miri pasimin e White.
30 vjeçari është një nga më të besuarit e trajnerit Arteta dhe këtë sezon të Premier League ia ka shpërblyer besimin e dhënë me paraqitjet që ka bërë.
Mesfushori luan prej vitesh në Londër. Kujtojmë që ylli i njohur ka veshur më parë fanellën e Gladbah për disa vite, ndërsa cilësia e tij u vu re në Zvicër te skuadra e Basel.
(BalkanWeb)
