Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Al-Nassr po përmirësohet ndjeshëm. Në ndeshjen e kampionatit arab ndaj Al-Shabab, skuadra e drejtuar nga portugezi Castro dhuroi spektakël në pjesën e parë.

Protagonistë absolut në 45 minutat e para në Al-Awwal Park (Riyadh) ishin Cristiano Ronaldo dhe Mane. Sulmuesi CR7 realizoi dy gola me penallti, përkatësisht në minutat 13’t dhe 38’t.

Edhe Sadio Mane la gjurmën e tij. Lojtari senegalez shënoi gol në minutën e 40-të, duke siguruar kështu 3 pikët për skuadrën e tij. Për Mane, i transferuar në këtë merkato vere, është goli i katërt, pas dopietës ndaj Al-Fateh dhe “rrjetës” ndaj Al Ettifaq në ndeshjen e parë të kampionatit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: