Italia ka marrë një fitore të rëndësishme në grupin C të kualifikueseve të Euro 2024, duke mundur 4-0 në shtëpi Maltën. Ky sukses bën që skuadra e Spalletit të jetë në vendin e dytë, me 10 pikë. Bonaventura dhe Berardi mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, ndërsa po Berardi thelloi epërsinë në fillimin e fraksionit të dytë. Goli i katërt mban firmën e Frattesit.

Në Grupin G, Hungaria ka triumfuar Puskás Aréna (Budapest) 2-1 ndaj Serbisë, duke vendosur në dyshim prezencën e këtyre të fundit në Europian. Këto dy skuadra mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë, por kujtojmë që Mali i Zi gjendet në vendin e 3-të dhe ka luajtur një ndeshje më pak se serbët që janë një pozicion më mirë. Varga dhe Sallai nderuan skuadrën e Rossit, ndërsa goli i Pavlovic vlejti vetëm për statistikë.

Danimarka (grupi H) fiton 3-1 ndaj Kazakhistanit në shtëpi. Me këtë rezultat, danezët janë në vendin e dytë me 16 pikë, po aq sa Sllovenia kryesuese. Në garë janë edhe kazakët, pasi gjenden në vendin e katërt me 12 pikë.

(J.S/BalkanWeb)
