Liverpool zhvilloi një paraqitje fantastike sot në shtëpi, teksa mundi 7-0 skuadrën e Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Pjesa e parë do mbyllej në avantazhin minimal, pas golit të Gakpo. Pjesa e dytë do niste në mënyrë spektakolare për The Reds që gjetën rrugë ne rrjetës edhe dy herë të tjera me Nunez dhe Gakpo.

Festivali i golave nuk u ndal me aq, kishte kohë edhe për Firmino, dopietën e Salah dhe golin tjetër të Nunez (i dyti personal).

Liverpool renditet në vendin e pestë dhe synon Champions League. Manchester United pozicionohet e 3-ta.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb