Natë magjike në Champions League, në sfidat e para të grupeve.

Napoli do tregonte se këtë edicion të Champions League e ka seriozisht, duke mundur me shifrat 4-1 Liverpool. Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë me golat e Zielinskit, Anguisës dhe Simeones. Sfida do ishte edhe më spektakolare në pjesën e dytë, pasi menjëherë Zielinski “tundi rrjetën”. Të kuqtë do zgjoheshin me Diaz.

Barcelona bën detyrën ndaj Victoria Plzen, duke fituar 5-1.  Nuk mund të mungonte në këtë takim Robert Lewandowski, që realizoi jo pak por 3 gola. Në listën e golashënuesve shënuan emrin edhe Kessie me Torres. Goli i miqve mban “vulën” e Sykorës.

Në takimet e tjera, Atletico Madrid-Porto përfundoi 2-1, ndërsa Tottenham-Marseille u mbyll 2-0.

Rezultatet:

Atletico Madrid 2-1 Porto

Inter 0-2 Bayern Munchen

Napoli 4-1 Liverpool

Tottenham 2-0 Marseille

Club Brugge  1-0 Leverkusen

Barcelona 5-1 Plzen

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: