Konyaspor ia doli të merrte një pikë shumë të rëndësishme ndaj Karagumruk, në barazimin 1-1. Në takimin e luajtur në Konya Buyuksehir Belediye Stadium (Konya), të parët kaluan në avantazh Karagumruk me Yalcin në fillimin e pjesës së dytë.

Në fundin e ndeshjes, Sokol Cikalleshi ekzekutoi saktë një penallti, duke dërguar shifrat në 1-1. Sulmuesi shqiptar nuk fali nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke treguar klasin e tij. Sokol Cikalleshi kështu takohet për herë të katërt me golin, në 9 ndeshje kampionat. Më parë, ai ka luajtur për Basaksehir dhe Ankaraspor.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: