Diogo Jota, lojtari i Liverpool, humbi jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij 26-vjeçar, André Silva.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
E gjithë bota e sportit është në zi për këtë humbje të madhe, me reagimet që kanë qenë gjithashtu të shumta.
Le të kujtojmë pak golin e fundit të Diego Jotas. Jota realizoi më 2 prill në derbin e Merseyside ndaj Evertonit, në suksesin 1-0 të Liverpool.
