Ecuri fantastik për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli, i cili është shndërruar në një idhull te Goteborgu. I transferuar në merkaton e verës nga skuadra e Vejles, 24-vjeçari ka arritur të shënojë 5 gola në 10 sfida, ndërkohë që ka regjistruar edhe 2 asiste.

Muçolli, shënoi golin e fitores në duelin e sotëm ndaj Bromapojkarnas, teksa në minutën e 62-të, dërgoi në rrjetë një 11-metërsh, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Goteborgut, që në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore dhe një barazim.

 

Transferimi i futbollistit shqiptar, ka dhënë fryte të jashtëzakonshme, duke bërë që skuadra legjendare suedeze, të lerë pas momentet e vështira. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb