Stiven Shpendi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Empolin, në ndeshjen e Serie B ndaj Frosinones. Shpendi, pasi mori një top të gjatë, kontrolloi mirë sferën dhe me një të djathtë dërgoi topin në rrjetë.

22-vjeçari Shpendi shkon në kuotën e 8 golave, në 24 ndeshje të luajtura. Për të, ky është goli i dytë radhazi, pasi realizoi edhe ndaj Reggianias pas ditë më patë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb