Nazmi Gripshi ka shënuar golin e parë me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar realizoi në fitoren 2-1 ndaj Krasnodar, në kampionat. Më saktësisht, në minutën e e 24-të, ai lëvizi mirë brenda zone dhe me një të djathtë tokazi, dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Paraqitja e 28 vjeçarit pas ndeshjes, u vlerësua me notën 7.8. Dy javë më parë, futbollisti kuqezi nënshkroi një kontratë me Rubin Kazan, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb