Brighton ka triumfuar 2-1 ndaj Manchester City, në ndeshjen e Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola realizoi në pjesën e parë, me anë të Haaland.

Në Amex Stadium, vendasit e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe vendosën ekuilibrat me Milner, i cili përktheu në gol një penallti.

Goli i fitores për Brighton erdhi pikërisht nga Brajan Gruda. Sulmuesi shqiptar “vallëzoi” bukur në zonë dhe me plot klas, çoi topin në fundin e rrjetës.

Brighton ka 4 pikë, ndërsa City ka 3 pikë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb