Bayern nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hamburg në Bundesligë. Në Hamburg, vendasit realizuan të parët me Vieria. Kane barazoi shifrat, në të 42-tën. Në pjesën e dytë, Diaz përmbysi takimin në favor të kampionëve të Gjermanisë.
Goli i Vuskovic i dhuroi një pikë Hamburgut, në Volksparkstadion. Bayern kryeson kampionatin me 51 pikë. Hamburg është në vendin e 13-të.
