Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën pasi një person ka qëlluar drejt tij disa herë me armë zjarri.

Fico u qëllua teksa përshëndeste disa qytetarë pas një mbledhjeje qeveritare.

  • foto galeri

Ai u dërgua në spital menjëherë pas të shtënave, ndërsa agresori u ndalua nga policia.

Sipas raporteve të medias lokale, katër të shtëna u qëlluan ndaj Ficos ndërsa ai shtrëngonte duart me mbështetësit jashtë një takimi në Handlova, rreth 150 km në lindje të Bratislavës.

Të paktën një nga të shtënat goditi kryeministrin, thanë dëshmitarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb