Një video e Harry Styles dhe Emily Ratajkowski po bën xhiron e internetit .

Të dy u panë duke u puthur në një rrugë qendrore të Tokios, duke i habitur të gjithë pasi nuk ka asnjë lajm për lidhjen e tyre.

Përveç kësaj, raportet e fundit thanë se Harry Styles është në një lidhje me influenceren, Yan Yan Chan, ndërsa nga ana tjetër, Ratajkowski është në lidhje me komedianin, Eric Andre.

Styles dhe Ratajkowski, megjithatë, hedhin poshtë me këtë gjast sa më sipër. Në klipin e publikuar nga Daily Mail, ata shihen në një moment të ëmbël teksa ndajnë puthje pasionante teksa janë mbështetur në një makinë.

Atyre dukej se nuk u intereson aspak për sytë kureshtarë, ndërsa ishin përballë mjaft njerëzve që i njihnin, sipas raportit të DailyMail.

Këngëtari 30-vjeçar ndodhet aktualisht në Japoni, për shkak të turneut ‘Love On Tour’ atje.

Një burim pranë tij tha së fundmi për Mirror: “Harry po takohet dikë. Ai bën përpjekje të mëdha për ta mbajtur sekret identitetin e saj pas historisë që rrethoi marrëdhënien e tij me Olivia Wilde. Por miqtë e tij të ngushtë e dinë të gjithë për romancën. Edhe pse janë herët, gjërat duket se po shkojnë mirë”.

Ratajkowski nga ana tjetër ka qenë herë pas here në mediat ndërkombëtare për partnerët e saj të ndryshëm.

Disa prej tyre janë Pete Davidson, Eric Andre, Jack Greer, ndërsa thashethemet që qarkulluan në tetor donin që modelja të kishte “magjepsur” edhe Brad Pitt .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb