Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë kudo në botë të regjistrohen në platformën ‘PER’ të KQZ-së për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.
Kreu i qeverisë u shpreh se emigrantët nuk do ta kenë të vështirë për të zgjedhur alternativën që ata besojnë, por duhet fillimisht të regjistrohen online.
“Duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 mars, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, por do pak durim dhe pak minuta”, tha Rama.
Edi Rama: Duke qenë se prej vitesh tanimë shumë prej jush në emigracion më kanë shkruar: “Duam të votojmë, pse nuk votojmë, kur do votojmë”? Kam një merak tani, se më në fund ua siguruam të drejtën e votës, se mos mbeteni pa votuar për shkak të mungesës së informnacionit.
P.sh, zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por ju jashtë Shqipërisë që të votonbi me postë nga aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani e deri në 4 mars. Ndryshe nuk votoni. Në faqen e KQZ, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, por do pak durim dhe duhen disa minuta. Mos përtoni dhe mos e shtyni “hë nesër, hë pasnesër” siç e kemi ne shqipot, se koha fluturon dhe e përëris: do të votojnë vetëm ata që do të regjistrohen deri në 4 mars. Edhe 46 ditë koha. Pastaj, KQZ do t’ju dërgojë fletën e votimit me postë, ju do ta plotësoni dhe do ta riktheni. Qeveria do të paguajë edhe dërgimin mbrapsht të zarfit me votën tuaj. Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë edhe më lart respektin për emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarit kudo ku ju jetoni. Ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendit dhe ua ngriti kokën e ulur për shumë vite në Greqi, Itali, gjetkë dhe nuk do ta keni të vështirë këtë pjesë të vendimit për kë do të votoni. Por më parë duhet të regjistroheni dhe koha nuk pret, www.kqz.gov.al Regjistrohuni!
(BalkanWeb)
