Kryetari i partisë “Mundësia”, deputeti Agron Shehaj, përmes një video mesazhi ka reaguar për heqjen e sinjalit të transmetimit të News24.
Shehaj tha se mbyllja e News24 nuk është rastësi.
“Nëse përcjell propagandën e pushtetit, përfiton tendera, koncesione, privilegje. Nëse jo, pushteti të shuan. Mbyllja e News24 nuk është rastësi, është një akt për t’u thënë të gjitha mediave: O nënshtroheni, o shuheni!
Sot është Neës24, nesër mund të jetë kushdo!”, thotë në mesazhin e tij deputeti Shehaj.
