Pranë Parlamentit dhe Xhamisë së Namazgjasë vijon të hidhen molotovë e gaz lotsjellës.

Në pamjet që sjell News24, shihet një moment shumë shqetësues ku një protestues është goditur në kokë me gaz lotsjellës.

Protesta ka nisur që në orën 18:00, me fjalimin e qytetarëve dhe kreut të PD Sali Berisha. Pas përfundimit të fjalë së Berishës, drejt Kryeministrisë u hodhën fishekzjarrë e molotovë, ndërsa policisë tentoi të shpërndante protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protesta më pas u zhvendos të Kuvendi, ku pati sërish hedhje të gazit lotsjellës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: